Shifrat e fundit: Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Kosovë

schedule15:16 - 6 Janar, 2022

schedule 15:16 - 6 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 152 raste të reja me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 102.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.

Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.

Në total numri i rasteve aktive është 872.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!