Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha se “5% e pacientëve me COVID në Francë kanë një certifikatë false të Covid, duke gënjyer se janë vaksinuar “.
“Certifikata e rreme po vret, ky është realiteti, ” tha ai, duke iu drejtuar ligjvënësve të së majtës ekstreme që hodhën poshtë një plan për të vendosur sanksione ndaj rasteve të tilla. Pas tre ditësh takimesh, të nxitura nga komentet e diskutueshme nga presidenti franceze, Asambleja Kombëtare Franceze miratoi këtë mëngjes projektligjin për leje shëndetësore.
Rregullat për lejen e vaksinimit do të zbatohen për personat mbi 16 vjeç. Projektligji do të kalojë nga Senati përpara një votimi përfundimtar për miratimin e tij nga Asambleja Kombëtare. Personat që kanë një certifikate të rreme mund të dënohen me pesë vite burg dhe të gjobiten me 75 mijë euro.
/abcnews.al