Plagosja në Vlorë, çfarë filmuan kamerat? Marketi “shoshë” nga plumbat, gjendet i djegur “Audi Q7”

schedule10:05 - 6 Janar, 2022

schedule 10:05 - 6 Janar, 2022

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e një nate më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur me armë zjarri 37-vjeçari Diego Hanaj. Burime bëjnë me dije se në drejtim të tij është qëlluar me 5 plumba.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 8 persona. Mësohet se ata kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe janë pyetur nëse kanë parë ndonjë detaj që mund të çojë në zbardhjen e rrethanave të saj dhe identifikimin e autorëve.

Lexo edhe: Plagosja në Vlorë, si e dogjën autorët “Audi Q7” në kodrën e ullinjve për të zhdukur gjurmët

Në vendin e ngjarjes ka 6 kamera sigurie dhe policia këqyr pamjet filmike të marra prej tyre. Mëngjesin e sotëm policia ka gjetur një makinë “Audi Q7”, të djegur në fshatin Trevllazër, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe pastaj i është vënë flaka për të humbur gjurmët.

“Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7″, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë një marketi, para pallatit ku banon 37-vjeçari ku disa persona hapën zjarr teksa po udhëtonin me një automjet. Hanaj ka marrë plagë plumbi në dorë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. m.v/Abcnews.al