637 raste aktive me koronavirus në Kosovë

schedule07:43 - 5 Janar, 2022

schedule 07:43 - 5 Janar, 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 637.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës. Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!