Dritan Dajti i shpëton 4 burgimeve të përjetshme

schedule17:54 - 8 Shkurt, 2019

schedule 17:54 - 8 Shkurt, 2019

Apeli i Krimeve të Rënda aplikoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e dënuar me 25 vjet burg Dritan Dajtin. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në Durrës më 2009, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Pas një kalvari gati10-vjeçar, Dritan Dajti fiton një nga betajat më të rëndëishme drejtësinë Shqiptare. 48-vjeçari i ka shpëtuar katër burgimeve të përjetshme të dhënë ndaj, pasi kishte ekzekutuar 4 efektiv të policisë në verën e vitit 2009.

Gjykata e Lartë ktheu dosjen e Dajtit tek Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për shkelje procedural. Ishte pikërisht Apeli që pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burg.

 Në korrik 2014, pas 278 seancash, Dritan Dajti u dënua me 4 burgime të përjetshëm nga gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj. Por Dajti e apeloi vendimin.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ktheu sërish Dritan Dajtin që të rigjykohet në shkallën e parë, me pretendimin se janë konstatuar shkelje proceduriale.

Procesi gjyqësor në ngarkim të Dritan Dajtit në Gjykatën për Krimet e Rënda e vuri në pozita të vështira sistemin e drejtësisë për vite me radhë. Pas zhvillimit të disa seancave, ku u pyetën dëshmitarët e akuzës, procesi u bllokua. Avokati mbrojtës i Dajtit hoqi dorë nga mbrojtja. Në vijim gjykata përballej me kërkesën e të pandehurit për caktimin e një avokati kryesisht. Ndonëse në çdo seancë gjykata caktonte dy avokatë kryesisht për të pandehurit, asnjëri prej tyre nuk e merrte përsipër mbrojtjen e Dajtit.

Gjyakta e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e gjendur në atë kohë përballë një situate të pandodhur më herët, duke vendosur një dënim të padhënë më parë në drejtësinë Shqiptare. Dajti u dënua me katër burgime të përjetshme,  aq sa efektiv policie kishin  humbur jetën gjatë askionit të zhvilluar për kapjen e tij pranë pistës, “Iliria” në plazhin e Durrësit./abcnews.al