Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, në kuadër të ministerialit të Koalicionit Global Kundër ISIS, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë të administratës, Kongresit dhe Senatit amerikan, si dhe me homologë të tij të disa vendeve evropiane.
Integrimi evropian, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, kryesimi i ardhshëm i OSBE-së dhe proceseve të bashkëpunimit rajonal ishin disa nga cështjet që ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj diskutoi gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së SHBA-ve për hapat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të reformave, si dhe kontributin e vendit tonë në bashkëpunimin rajonal./abcnews.al