RUSI– Një autobus është përplasur me një shtyllë duke lënë të vdekur 5 persona dhe mbi 20 të tjerë të plagosur në afërsi të Moskës.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së dielës, rreth orës 05:45 me orën lokale në rajonin Rrjazan. Agjencia Federale ruse e Inspektimit të Trafikut Rrugor tha se dy nga 21 të lënduarit ishin të mitur, duke shtuar se disa persona kanë pësuar lëndime serioze.
Agjencia ruse dyshon se autobusi mund të jetë përplasur me një shtyllë të një ure hekurudhore. Autoritetet vendase thanë se në bordin e autobusit ndodheshin gjithsej 49 pasagjerë. Aksidentet me autobusë janë të shpeshta në Rusi./abcnews.al