Rritet numri i të fëmijëve të infektuar me Covid në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

schedule15:21 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 15:21 - 30 Dhjetor, 2021

Ndërsa Omicron po përhapet me shpejtësi në SHBA, të pavaksinuarit janë më të rrezikuar, përfshirë fëmijët. Numri i fëmijëve të shtuar në spital është rritur me 30-50% gjatë javëve të kaluara. Ndërkohë, 20-25% e fëmijëve në SHBA të moshës 5-11 vjeç janë vaksinuar kundër Covid.

Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 500 fëmijë janë shtruar në spital  gjatë javës së kaluar, ndërsa 109 fëmijë nën moshën 5 vjeç morën trajtim gjatë dy ditëve. Qeveria britanike ka rekomanduar vaksinimin me Pfizer të 330,000 fëmijëve më të rrezikuar të moshës 5-11 vjeç.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!