Rama njofton reformën për çiftet e reja, bën denoncimin e fortë dhe “godet” PD-në

schedule16:36 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 16:36 - 29 Dhjetor, 2021

Nga Bubqi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar reformën e re të qeverisë. Ai tha se objektivi i qeverisë është që brenda kësaj dekade të strehohen të gjitha familjet që janë në nevojë, por të ndihmohen edhe çiftet e reja.

Po përgatitemi për një reformë për strehimin, pasi është për të qeshur sot, se të qarat i kaluam në momentin e fatkeqësisë. Me një program të ri dhe me cfarë kemi mësuar dhe me FSHZH-në që ka qenë lokomotiva ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera që nuk kanë mundësi që ta blejnë me të ardhurat e tyre dhe t’u japim mundësinë edhe shumë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të kenë një strehë për fëmijët e tyre.

Do të fillojmë projektet e strehimit për njerëzit që kanë nevojë, qoftë për çiftet e reja. Për ata që duan të ndërtojnë një jetë të re dhe nuk e kanë të lehtë të shkojnë të marrin kredi nga bankat” tha ai.

Sot kreu i qeverisë bëri një tjetër denoncim të fortë lidhur me një gjyqtar që sipas tij ka bllokuar procesin e rindërtimit. “Një gjykatës që nuk ka për t’ja dalë t’i shmanget kësaj përgjegjësie të madhe, ka dhënë një sigurim padie për të bllokuar, për të bllokuar procesin e rindërtimit, se i teket njërit dhe thotë “nuk dua unë” dhe pallati që duhet të shembej dhe janë gjithë ato familje që preken. Del një gjykatës dhe e bllokon” tha Rama, pa bërë publik emrin e magjistratit.

Një “kunj” nuk mungoi edhe sot për opozitën lidhur me debatin Basha-Berisha. “Kujdes me bravat, ruajuni nga ndërrimi i bravave, nga bllokimi dhe çelësat, si i thonë, anglez quhet në gjuhën teknike, ka edhe një tjetër në gjuhën shqipe, por nuk po e them, e keni parasysh vetë, çelës si ai që të ngelet në derë. Unë e di që në Bubq ka shumë demokratë, ju u roj shëndet.

Kjo sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat, nuk është çështje e qeverisë dhe as e socialistëve. Kush do që të mos ketë problem me bravën, të bëhet socialist. Ne prapë do u qëndrojmë afër dhe komshinjtë socialistë do të ndihmojnë në zhbllokimin e bravave të komshinjve demokratë” tha ai./ Abcnews.al