Rritet numri i të infektuarve me COVID në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 33 raste të reja me virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.028.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.
Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.028. Në total numri i rasteve aktive është 371. /abcnews.al