Ministri Lleshaj përpara komisionit të medias deklaroi se policia nuk ka shkelur në asnjë moment ligjin gjatë menaxhimit të protestës së studentëve, apo grevës së tyre. I pyetur në komision nga deputetët, Lleshanj një shpjegim e dha edhe për rastin e Kavajës.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i thirrur në Komisionin e Medias dhe Edukimit për të raportuar lidhur me ndërhyrjen e policisë në ambientet e universiteteve gjatë protestës dhe bojkotit të studentëve, theksoi mungesën e shkeljes së ligjit nga organet ligjzbatuese.
Opozita thekson se kërkesa nuk duhej zbatuar pasi është e jashtëligjshme. Ne mbledhjen që zgjati mbi 3 orë, llogari ministri dha edhe për vonesën e njoftimit të rastit kriminal në Kavajë, ku një e mitur është dhunuar nga 7 adoleshentë.
Në përfundim ministri u largua nga salla pa ndryshuar mendimin e askujt që ishin prezent nga opozita./abcnews.al