Paul Pogba ka qenë i lidhur me Torinon pothuajse që nga dita kur u largua për në Manchester United. Sot francezi zë kopertinën e Tuttosport në të cilën flitet për një rikthim më se të mundshëm te Juventus.
Reprezentuesi francez përfundon kontratën e tij në fund të sezonit dhe do të largohet. Duke mos paguar për transferimin e tij, Juventusi do të insistonte, megjithëse nuk do të ishte i lehtë pasi konkurenca është e fortë.,
Tuttosport siguron se për të mbyllur nënshkrimin, Juve do të duhet të sigurojë largimet e Arthur Melo dhe Ramsey në kërkim të financimit dhe përfundimit të super-habitatit të mesfushorit. Kjo gazetë pohon se edhe Real Madridi është në dijeni të situatës.
Lojtari, pas vitesh ulje-ngritje në Manchester, do të ishte i gatshëm të kthehej në shtëpinë e tij. /abcnews.al