Aksidenti i rëndë në Milot këtë të hënë i mori jetën fëmijës 3 vjeç dhe babait të tij Shkurt Prenga, kurse nëna ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Abc ka siguruar foto të familjes nga Lezha, për të cilët kjo natë rezultoi tragjike.
I mituri udhëtonte me prindërit në makinën “Opel”. Fëmija gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa i ati u dërgua në spitalin e Lezhës, ku dhe humbi jetën pak kohë pas ngjarjes. E vetmja e mbijetuar nga kjo familje është gruaja, e cila po lufton për jetën.
Lexo edhe: Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Milot, pas fëmijës vdes edhe i ati
Paraprakisht dyshohet se ishte “Opeli” që u fut në parakalim të gabuar duke i shkuar përballë “Benz”-it. be.k/abcnews.al