Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky është i riu në Lezhë që nuk mbërriti dot në shtëpi për darkën e Krishtlindjeve

schedule21:58 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 21:58 - 25 Dhjetor, 2021

Ky që shikoni në foto është Kristjan Magjuni i cili u shua mbrëmjen e sotme në aksident pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues.

I riu ndodhej në makinë bashkë me një 26-vjeçare, Atjola Ademi e cila po ashtu ndërroi jetë. Ata po udhëtonin drejt banesës së tyre për darkën e Krishtlindjeve, por nuk arritën dot të festonin bashkë me familjarët.

Lexo edhe: Pamje nga aksidenti tragjik në Lezhë, makina me shpejtësi çan murin rrethues dhe bëhet “copash”

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Tales në Lezhë. 24-vjeçari i cili dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një banese duke çarë tej për tej murin rrethues.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të mësuar rrethanat e plota të saj. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!