Mbi 6500 të infektuar në Greqi, 58 viktima nga COVID-19

schedule16:46 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 16:46 - 25 Dhjetor, 2021

Sot në Greqi janë shënuar 6590 raste të reja me COVID-19 dhe 58 viktima. Në total janë kryer 434,719 teste dhe pozitiviteti arriti në 1.51%.

Në rritjen e shifrave ka ndikuar padyshim varianti i ri Omicron. Numri i të intubuarve sot në vendin fqinj ka shkuar në 617.

Nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar gjithsej 20350 vdekje. 95.2% kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.

Mosha mesatare e rasteve të reja është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjeve është 78 vjeç. Për festat e fundvitit Greqia shtrëngoi masat anti-covid duke mos lejuar asnjë person të futet pa tampon./ Abcnews.al