Qeveria merr vendimin, Rama: Do t’i dërgojmë pyetësor çdo shqiptari, të lëmë pas llogoret e sherrit politik 

schedule12:42 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 12:42 - 24 Dhjetor, 2021

Në prag të vitit të ri, qeveria ka vendosur të startojë një nismë të re. Nisma parashikon një pyetësor që do i dërgohet çdo shqiptari për zhvilluar një kuvendim popullor për mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Rama tha se është koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik për të hedhur hapa të mëdhenj përpara duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi.

“Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Eshtë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, po na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim”, tha Rama. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!