Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e Sali Berishës mesditën e kësaj të enjte për të disatën herë kanë mbërritur dhe janë futur në selinë blu.
Ndryshe nga herët e tjera mundonte iniciatori Sali Berisha dhe në vend të tij dorëzimin e rezultatit të referendumit të 18 dhjetorit për shkarkimin e tij, Bashës do ja dorëzojë kryetari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi.
Këlliçi ka lexuar letrën ku Lulzim Basha informohej si deputet për shkarkimin e tij nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe se duhet që të kryejë dorëzimet e tij nga posti deri më 5 janar.
“Jemi këtu për të bërë një komunikim në lidhje me një letre që do të depozitohet në Seline PD-së dhe trupit demokratik. Ky është objekt drejtuar Lulzim Bashës. Zoti deputet PD-ja në muajt e fundit i është dashur që të përballet me një lloj sfidash dhe rezultati i zgjedhjeve nuk e kanë tronditur moralin e demokratëve se ne do të rikthehemi. Demokratëve u është dashur që të përballen dhe me krizën më të madhe brenda partisë, Përballë indiferencës për të rikthyer qëndrimin e grupit të deleguar të partisë në kreut të selisë, me 11 dhjetor është zhvilluar edhe kuvendi kombëtar më 11 dhjetor që kishte si qëllim rikthimin e PD-së në pozicionin e saj. Me vendimin numër 6 kuvendi kombëtar i PD-së organi më i lartë vendosi dhe shkarkimin e Bashës nga detyra”, është shprehur Këlliçi.
Gjithashtu të pranishëm në këtë mision ishin edhe Flamur Noka, Albana Vokshi, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, etj./abcnews.al