PSG është bërë një ekip ku lojtarët më të mirë nuk dalin për të gjitha paratë në botë. Kjo ndodhi me Mbappen në verë, pasi parisienët refuzuan një ofertë prej më shumë se 180 milionë nga Real Madrid dhe ndodhi me Marquinhos, për të cilin Chelsea ofroi 85 milionë gjatë merkatos së fundit, por përgjigja e Leonardo ishte e fortë, qendra nuk ishte për shitje.
Transferimi i pasuksesshëm i Marquinhos te Chelsea ishte një kërkesë personale e Thomas Tuchel. Trajneri gjerman e kishte brazilianin për tre sezone në PSG dhe lidershipi i tij ishte ideal për të përforcuar skuadrën londineze. Megjithatë, si kapiteni i parizienëve ashtu edhe Leonardo nuk ishin gati të pranonin ofertën e “bluve”. Në fakt, PSG aktualisht është duke negociuar zgjatjen e kontratës së Marquinhos, e cila përfundon në vitin 2024 dhe mund të rinovohet për një vit shtesë.
Objektivi i Tuchel, sipas L’Équipe, ishte të bënte një mbrojtje të tre qendrave të përbërë nga Marquinhos, Thiago Silva dhe Rüdiger. Ajo ëndërr u zhduk menjëherë, sepse si zakonisht në Paris, Leonardo nuk dëshiron të dijë asgjë për ofertat nga palët e treta që përfshijnë lojtarë të rëndësishëm për klubin. Rinovimi i tij mund të zyrtarizohet në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al

