Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

UEFA, prova e parë e bojkotit/ BBC: Po diskutohet krijimi i turneve të tjerë, jashtë siglës së FIFA

schedule12:39 - 11 Gusht, 2026

schedule 12:39 - 11 Gusht, 2026

Pas letrës të hapur të përbashkët, drejtuar FIFA dhe Gianni Infantinos përplasja mes presidentit të qeverisë botërore të futbollit, organizatës që ai drejton dhe tre konfederatave të mëdha pritet të ngjitet në një tjetër nivel.

Vetë Infantino është gjithnjë e më shumë në shënjestër të kritikave pas dështimit të projektit “Football Forëard Enterprise”, që do t’u kishte mundësuar investitorëve privatë të merrnin një pjesë të pronësisë në Kupën e Botës.

Por sipas asa që raporton “BBC”, konfederatat e futbollit të Evropës (UEFA), Azisë (AFC) dhe Amerikës Qendrore (CONCACAF) kanë nisur diskutimet paraprake për organizimin e garave të reja e alternative.



Kjo do të thotë krijimin e turneve të rinj jashtë siglës së FIFA, që do të sillnin fundin e sistemit futbollistik në planet.

Po ashtu, kjo lëvizje vjen pas kërcënimeve të përsëritura të UEFA për të bojkotuar aktivitetet e ardhshme të FIFA.

Dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt.

Prova e parë e vërtetë vjen pas një muaji, në finalet Kupa e Botës për Femra U-20. Ky kompeticion  është në program nga data 5 deri në 27 shtator në Poloni dhe për t’u parë mbetet, nëse UEFA dhe dy konfederatat e tjera aleate të saj kundër Gianni Infantino do të venë në jetë kërcënimet për të bojkotuar turnetë e organizuar nga FIFA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!