Kur ndodh e papritura, rëndësi ka edhe sa shpejt zgjidhet: Çfarë duhet të kërkojë një biznes nga siguruesi i tij?
Për një biznes, momenti kur lidhet një kontratë sigurimi është vetëm fillimi. Vlera e vërtetë e saj kuptohet në momentin kur ndodh një dëm dhe biznesi ka nevojë për një zgjidhje.
Për hotelet, restorantet dhe strukturat turistike, kjo merr një rëndësi të veçantë gjatë sezonit veror. Aktiviteti rritet, klientët shtohen dhe çdo ditë pune është e rëndësishme. Në një situatë të tillë, një dëm i papritur mund të ndikojë në aktivitetin e përditshëm, financat dhe marrëdhënien me klientët.
Prandaj, përpara se të zgjedhë një sigurues, një biznes duhet të bëjë një pyetje të thjeshtë: Çfarë ndodh nëse më duhet realisht sigurimi?
Një policë sigurimi mund të duket si një dokument apo një kontratë, por në momentin e dëmit, ajo kthehet në një shërbim konkret.
Për një biznes që është në mes të sezonit turistik, koha nuk është një detaj. Një problem i pazgjidhur mund të ndikojë në operimin e përditshëm dhe të krijojë kosto shtesë.
Kjo është arsyeja përse krahas mbulimit që ofron një policë sigurimi, bizneset duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe eksperiencës që ofron kompania e sigurimit pas ndodhjes së një dëmi.
Kur shpejtësia bëhet pjesë e mbrojtjes!
Në sigurime, një nga momentet më të rëndësishme për klientin është ai kur duhet të marrë dëmshpërblimin. Një proces i qartë dhe një trajtim i shpejtë, bën diferencën mes një problemi që zgjidhet dhe një situate që zgjatet për një kohë të papërcaktuar.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bizneset turistike, ku aktiviteti është intensiv dhe sezonal. Një hotel, restorant apo strukturë akomoduese nuk mund ta ndalë aktivitetin për një periudhë të gjatë sa herë që përballet me një situatë të paparashikuar.
Pikërisht këtu Albsig e vendos një nga pikat e saj të forta, tek shpejtësia e trajtimit dhe pagesës së dëmeve.
Për kompaninë, sigurimi nuk duhet të jetë vetëm një marrëdhënie që nis me shitjen e një policë sigurimi. Ai duhet të vazhdojë edhe në momentin kur klienti ka nevojë për mbështetje konkrete.
Në fund të fundit, askush nuk e merr një sigurim me dëshirën për ta përdorur. Diferenca qëndron në faktin se një biznes i përgjegjshëm përgatitet edhe për situatat që nuk mund t’i parashikojë.
Dhe kur një dëm ndodh, pyetja nuk është më nëse biznesi është i siguruar. Pyetja bëhet: sa shpejt dhe sa mirë do të trajtohet?
Për këtë arsye, kur zgjedhin një kompani sigurimi, bizneset duhet të shohin përtej primit të policave të sigurimit. Duhet të marrin në konsideratë edhe reputacionin, mënyrën e trajtimit të dëmeve, komunikimin me klientin dhe aftësinë për ta kthyer një situatë të vështirë në një zgjidhje sa më të shpejtë.
Me fokusin e saj te trajtimi dhe pagesa në kohë e dëmeve, Albsig synon që klienti të mos mbetet vetëm përballë një problemi kur ai ndodh.
Një sigurim i mirë nuk është thjesht ai që të premton mbrojtje, por është ai që tregon vlerën e tij kur ke më shumë nevojë për të.
Dhe për një biznes që punon me ritmin e sezonit, koha është pjesë e rëndësishme e zgjidhjes.


