Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar si teatër debatin për shifrat mes dy palëve, tashmë të ndara në PD. Megjithatë, ai beson se tek Kuvendi i Sali Berishës kishte më shumë.
I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Kadilli tha se Berisha ka më shumë mbështetje nga baza e PD-së, por sipas tij të dy zotërojnë strukturën dhe jo thelbin.
“Unë nuk i kam hyrë kurrë këtij certifikimi. Teatri i shifrave nuk më pëlqen. Në të dy kuvendet kishte delegatë. E sigurt q ënë atë të datës 11 ka pasur më shumë delegatë. Besoj se Berisha ka më shumë mbështetje në PD. Por që të dy zotërojnë strukturë dhe jo thelbin. Strukturën mund ta menaxhojnë. Sic bëjnë me protestat. Kjo është pa efekt”, theksoi ai.
Lexo edhe: Nazarko: Pse Rama shkeli “paktin” për të mos u marrë me opozitën
Kadilli shton më tej se për të sjellë njerëz në shesh PD ka qenë gjithnjë kampione, por jo vota në kuti. Ai theksoi edhe njëherë se Basha dhe Berisha po dëmtojnë Partinë Demokratike.
“PD për të sjellë njerëz në shesh ka qenë kampion gjithmonë kampion, në kuti jo. PD ka lindur nga sheshet por ka ngelur në shesh. Lufta jonë e brendshme e nisur për gjërat personale e ka bjerrë moralisht opozitën. Rama të premten në emision i dha një dorë Bashës dhe sot i dha Berishës. Këta dy burra që po i bëjnë gropën PD, po e çojnë në një ndarje të thellë”, u shpreh Kadilli. g.v/abcnews.al