Sipas një raporti të vitit 2019 të Komisionit Europian shkalla e romëve që përfunduan arsimin e lartë mbeti rreth 1%, si më 2011 ashtu edhe më 2017. Siljana Hyseni është një prej tyre. Studion për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe është një studente ekselence.
Janë 4 fëmijë, dhe secili prej tyre i është përkushtuar arsimit duke arritur rezultate maksimale. Të rritur mes komunitetit maxhoritar në Lagjen Allias, ata ndonëse janë tërësisht të integruar, jo vetëm që nuk i fshehin rrënjët, por përpiqen të shpalosin vlerat kulturës rome,
E angazhuar me aktivizëm që në moshë të hershme, Siljana bën thirrje instancave që të kthejnë kokën nga fëmijët, vajzat e këtij komuniteti, për t’i ndërgjegjësuar e mbështetur në procesin e arsimimit.
Kontrastet mes rasteve të integruara, dhe shumicës së familjeve që jetojnë në “ghetot” rome dhe egjiptiane janë të mëdha. Ekonomia, është boshti qëndror mbi të cilën shkruhen historitë e tyre. Janë të shumta në fakt vajzat rome, që jo vetëm kanë braktosur shkollën, por janë martuar ende pa kapërcyer pragun e fëmijërisë…
Edhe në këtë pikë, siç shpjegon juristi, ndryshimi duhet të vinte përmes fushatave sensibilizuese dhe jo penalizimeve juridike, të cilat e rëndojnë problemin. /abcnews.al