Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar për herë të parë pasi la qelinë. Ai u ndalua mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Ndërkohë, sot u lirua pasi pagoi një gjobë prej 2 mijë eurosh.
LEXO EDHE: Noizy del nga qelia, sa euro pagoi për lirimin
Pak minuta më parë, Noizy ka postuar në Instastory një video, duke konfirmuar se është i lirë. ai shfaqet në një ashensor së bashku me mikun e tij.
Ndonëse nuk është konfirmuar ende, pista e parë ku dyshohet për ndalimin e reperit nga policia, është sherri i fortë që ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman. Megjithatë, gjithçka mbetet ende e pakonfirmuar.