Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy është shoqëruar mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja.
Së fundmi, Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik./abcnews.al