Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zëvendësministrja Ruseti zbardh paketën kundër dhunës: Masa të reja për rendin, sigurinë dhe protestat

schedule18:32 - 26 Tetor, 2026

schedule 18:32 - 26 Tetor, 2026

Qeveria shqiptare ka propozuar një paketë të re masash kundër dhunës, me fokus forcimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e punonjësve të policisë dhe dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara.

Në një intervistë për emisionin “Tirana Live”, zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, theksoi se masat synojnë të parandalojnë përsëritjen e akteve të dhunshme gjatë protestave, duke nënvizuar edhe nevojën për përshtatjen e ligjit të tubimeve me realitetin e ri të krijuar nga përdorimi i rrjeteve sociale.

Sipas saj, propozimet, përfshirë edhe krijimin e një regjistri elektronik, duhet të jenë në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore. Ruseti argumentoi se vendimi për këtë paketë erdhi pas përsëritjes së episodeve të dhunës përgjatë dy javëve të fundit, ndërsa qëllimi kryesor mbetet garantimi i sigurisë në vend.



“Këto janë masa që adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve. Ka disa masa që lidhen me rendin e sigurinë, gjithashtu ka masa që lidhen edhe me dëmshpërblimin e bizneseve. Një masë tjetër është edhe ligji i tubimeve, në atë kohë në vitin 2001 nuk ekzistonin rrjetet sociale.

Një nga situatat ku ne përballemi është që rrjetet sociale janë shumë aktive. Masa për mbarëvajtjen e një protestë paqësore. Vëmendje për thirrjet e dhunës ndaj një punonjësi të policisë. Të gjashtë masat që janë propozuar nga qeveria shqiptare duhet të ndjekin të gjitha dispozitat e një akti ligjor.

Kjo vlen edhe për regjistrin elektronik. Qëllimi kryesor i kësaj pakete lidhet me sigurinë në vend, është detyra e qeverisë që mos të lejojë që persona të caktuar të cenojnë sigurinë në vend. Për dy javë kemi parë që ditë pas dite është përsëritur e njëjta dhunë, prandaj qeveria ka marrë këto masa”, tha Ruseti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!