Prokuroria për Krimet e Rënda nisi një hetim për nxjerrje sekreti pas publikimit të disa përgjimeve të dosjes nr. 339 nga Zëri i Amerikës për përfshirjen e grupeve kriminale në shit-blerjen e votave.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur një hetim për nxjerrje sekreti në lidhje me përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës. Përgjimet në fjalë i përkasin dosjes 339, të cilat ekspozojnë përfshirjen e grupeve kriminale në vend në shit-blerjen e votës.
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria për Krimet e Rënda bëri të ditur se po kryen hetime për “zbulim i akteve ose i të dhënave sekrete” për publikimin e disa akteve të përgjimeve të kryera për llogari procedimit penal 339 të vitit 2016. Sipas organit të hetimit, publikimi i akteve po bëhet në kundështim me ligjin.
“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, përfundonte njoftimi i Prokurorisë.
Përgjimet, dalja e të cilave konsiderohet si nxjerrje sekreti nga Prokuroria u publikuan nga Zëri i Amerikës të mërkurën.
Të dhënat e siguruara nga një investigimi “BIRN”, hidhnin dritë mbi episode ku njerëz të botës së krimit dyshohet se përfshihen në zgjedhet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, Kavajë dhe Lezhë./abcnews.al/abcnews.al


