Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Rama: Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt

schedule16:35 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 16:35 - 15 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka në kuadër të operacionit të SPAK për skandalin e inceneratorëve. Teksa replikon me një komentues për akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, Rama shprehet se nuk i bën përshtypje duke theksuar se çështja e Kokës me SPAK nuk është politike dhe as partiake por individuale.

Ai thotë se kushdo që merret i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë duhet të përballet vetë me drejtësinë pasi sipas tij Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt dhe askush që ka përballe me drejtësinë nuk mund të jetë pjesë e kësaj familje politike.

Komentuesi: Zoti K/Minister. Ne konferencen per shtyp qe dha Lulzim Basha para gazetareve, akuzat e tij ishin shume te renda. Ne adrese te tij pati mjaft por me dredhi

Edi Rama: halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja thote populli Por qe t’i pergjigjem thelbit te komentit tend, edhe impiantet moderne te perpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpetimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale.

Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq. Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes

Si funksiononte skema

Pasi morën lejen përmes dhënies së ryshfetit në drejtim të Lefter Kokës sipas SPAK, inceneratori i Elbasanit, në pronësi të kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k, e administruar nga Stela Gugallja bënte fatura fiktive duke i faturuar punë të pakryera kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Duke qenë se inceneratorët ishin projekte, të cilat u ndërtuan me fondet e shtetit shqiptar, ishte buxheti që duhej të përballonte këto pagesa.

Rrjedhimisht, sipas SPAK, nëpërmjet kësaj skeme, buxhetit të shtetit i janë shkaktuar rreth 3.6 milion euro dëm. Këto para sipas SPAK i kanë kaluar në formë rryshfeti Lefter Kokës. Pasi janë faturuar në mënyrë fiktive, sipas SPAK, shuma prej 3.6 milion euro i ka kaluar Lefter Kokës sërish përmes faturave fiktive, tashmë të lëshuara nga dy kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. ndaj kompanive në pronësi të ish-ministrit apo të të afërmve të tij. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!