Arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka ka sjellë edhe një reagim të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit thekson se “Koka nuk është koka” e incineratorëve ndërsa shton se pas tij fshihen qeveritar. Sipas Berishës arrestimi i Lefter Kokës është vetëm një copëz e një afere prej 43 milionë euro dëm.
Mes të tjerash Berisha shprehet se Lefter Koka nuk kishte 22 milionë euro në buxhet e ministrisë së tij për djegësin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare në buxhetin e shtetit.
Këto para shton Berisha erdhën direkt nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetaj që u aksidentua në Shkup brenda në të njëjtën makinë me personat që grabiten milionat.
Postimi i Berishës:
Koka nuk eshte koka!
SPAK-u bëri Terin “Kokë turku”. Per te shpetuar Koken e Krimit!
Miq duke mbështetur çdo vendim për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoj që në fillim se sado që është padiskutim i drejtë vendimi për arrestimin e Ter Kokës, ky arrestim vetem per nje copëz te një mega aferë prej 430 milionë eurosh dëshmon sipas shprehjes popullore se u mbars malli dhe polli një mi. Me fjale te tjera po perdoret afera prej 3,4 milion euro e Terr Kokes ne kete rast hajduti i dobishem e megahajdutve mbi ate, per te mbyllur, per ti vene kapak aferes se madhe te djegesve prej 430 milion euro vjedhje shperdorim te fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal te kryesuar nga Edi Rama, Don Agaçio, Arben Ahmeti Erion Velia etj.
Kjo, sepse me dhjetra e dhjetra dokumenta faktojnë se mega afera korruptive e Djegesave lidhet direkt me Kreun e Meduzës, Edi Ramën, zv. e tij Arben Ahmetin, famozin Don Agaçio, Lal Plehun, Erion Veliajn etj.
Që prej datës 7 Prill 2015, Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit të PD denoncuan aferën e rendë të inceneratorëve në prezencë te anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit si Prof. Adrian Turku, Prof. Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Blendi Himci, Eugen Isaj, etj. si edhe shumë ambientalistëve dhe qytetarisë së Elbasanit.
Por pas kesaj do te ishte Edi Rama qe do bente avokatin me kryesor te kesaj aferes dhe do shpallte djegesit si investim lege artis.
Të gjitha shkeljet ligjore që raportoi dje SPAK u paraqitën qartë nga ky departament që para 6 vitesh. U tregua që qeveria kish kryer 9 procedura brenda ditës!
U konstatua se kontrata e inceneratorit nuk kishte asnjë specifikim teknik, as cilësie, as sasior, as standardi mjedisor, asgjë. Madje edhe skica teknike që thoshte se do të jepej në aneks ishte një zhgarravinë që nuk lexohet dot asnjë dhe është turp që botohet kjo zhgarravinë në fletore zyrtare! Por ne ate kohe jo Lefter Koka por Edi Rama do paraqitej si avokati me kryesor publik i kesaj afere dhe shpallte djegesin e Elbasanit si investim lege artis.
Pervec kesaj Lefter Koka nuk kishte 22 milionë euro në buxhet e ministrisë së tij per djegesin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit. Këto para erdhën direkt nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetaj që u aksidentua në Shkup brenda në të njëjtën makinë me personat që grabiten milionat dhe vetkuptohet vetem me porosi te vet Edi Rames.
Pasi u grabiten rreth 8 milion euro me djegesin e pare te Elbasanit, grupi tashme i strukturuar kriminal i qeveritarve me te larte Rama- Ahmetaj- Koka- Agaçio firmosen aferen tjetër djegesin e Fierit, kësaj rradhe për 30 milionë euro! Këtë kontratë ata nuk e botuan në Fletore Zyrtare! Edhe kjo kontratë për incenerator në Fier nuk ka asnjë specifikim teknik për impiantin, thjesht jepen 30 milionë euro për të ndërtuar impiantin me çelësa në dorë. Veç 2 javë më pas, këta korruptokratë që morën 30 milionë euro nga shteti firmosin me një Italian që tua ndërtojë ai për vetem 15 milionë euro!
Pra 30 – 15 = 15 milionë euro në xhep për 16 ditë! As nuk dihej cfarë do ngrihet pasi nuk ka asnjë specifikim teknik!
Rama-Ahmetaj-Koka-Agaçio Bllako e vijuan aferën edhe me Tiranë dhe perfshinë edhe Lal Plehun por kesaj here jo me 20 apo 30 milion euro por fiks me 128 milionë euro incineratori i Tiranes!
As kjo kontratë nuk u botua në Fletore Zyrtare!
As kjo kontratë nuk jep asnjë specifikim teknik, në një kohë që edhe kur blen një autoveturë në treg ajo ka të shënuara të gjitha specifikimet përkatëse.
Por këto ishin qindra miliona euro që as nuk parashikoheshin në buxhet! Pra, këtu ishte direkt vullneti i Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Veliaj.
Për ta mbuluar vjedhjen e tyre sa më shumë këta përdorën para buxheti për të blerë mediat. Mbi 100 milionë lekë reklama ju dhanë Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes. Prapë prokuroria nuk guxonte të hetonte.
Grupi i strukturuar kriminal Bllakon e bëri drejtor të plehrave dhe ky dha një kontratë 15 milionë euro një kompanie kur nderkohë kishte anulluar tenderin! Ndërkohë, i ati i Bllakos paguhet nga kompania e inceneratoreve jo pak, por 10 milionë lekë në muaj!!!
Prape SPAK u fsheh.
Departamenti i Mjedisit në PD kish shumë vite që e ka denoncuar këtë afere. Me iniciativen e vet bëri gati paditë penale qysh para dy vitesh për të depozituar në SPAK, por ish kryetari i pengoi përmbi 1 vit per arsye qe nuk i shpjegoj ndonji here kete denoncim.
Ne shtator 2020 u lejua Departamenti që të depozitonte 3 padi penale, ndersa 3 paditë e inceneratorëve ish kryetari i kërkoi që të mos i depozitonte Departamenti i Mjedisit por si PD. Vepra penale e depozituar në padi u shënua troc “Krijim Grupi te strukturuar kriminal“ me qëllim vjedhjen e qindra miliona eurove përmed skemës mafioze të plehrave me propozime të pakërkuara dhe paçertifikuara.
Në media doli sesi para 5 vitesh 3 nga 5 ministrat që ju dërgua për mendim kishin dalë kundra inceneratorit të Tiranës, por Edi Rama përmes Don Agacios miratoi VKM ndonëse shumica e ministrave e depozituan me shkrim qëndrimin kundër!
Në fillim të 2021 kryetarja e LSI gjeti lidhjen direkte që për inceneratorin e Elbasanit ish ministri Koka kish krijuar 8 kompani fiktive për të grabitur 3.6 milionë euro. Këto kompani nuk kishin asnjë punonjës të deklaruar, dhe asnjë faturë malli të blerë për gjoja 3.6 milionë euro punë ndërtimesh!
Po për incenratorët e Fierit dhe Tiranës, sa është pjesa?
Po SPAK pse nuk veproi?
Edi Rama e dinte këtë por e mori Lefter Kokën për të blerë vota me këto miliona euro. Në prag të fillimit të Parlamentit pastaj Rama e shkarkoi Terin pasi që kish edhe informacionin nga SPAK dhe me gjasë e lëshoi si limon i shtrydhur per te shpetuar veten, Agaçion Ahmetajn e Lal plehun.
Ne te vertet SPAK kish marrë copy-paste fjalet nga paditë e depozituara që para 1 viti, por nuk tregoi asgjë për ortaket e Kokës në këtë afere te rëndë.
Pra SPAK arrestoj Terr Koken apo hajdutin e “dobishem” te grupit te strukturuar kriminal por nuk tha nje fjale te vetme se cili ishte se cili iedhte roli i Edi Ramës Don Agaçios dhe Arben Ahmetajt që dhanë paratë për miqtë e tyre, roli i Alqi Bllakosh në të gjitha aferat me inceneratorët perfshi aferën me Porto Romanon ku u lidh kontratë 15 milionë euroshe me një kompani ndërkohë që ishte shpallur anullimi i tenderit.
Roli i Erion Veliajt që u perfshi me inceneratorin e Tiranës ndërkohë që sipas ligjit duhet të shpreheshin të gjithë njësitë e qeverisjes vendore të qarkut te Tiranës.
Pë të gjitha këto, duket se SPAK sipas urdhrit politik të Kreut të Meduzës Edi Rama kërkon të lajë duart me majën e ajsbergut, me një mini-aferë për 3 milionë euro nga vetëm 1 incenerator, dhe bën sikur nuk sheh gjithë grupin e strukturuar kriminal që ka vjedhur e po vjedh qindra miliona euro në bashkëpunim me zyrtarët më të lartë në vend dhe heshtjen e atyre që do duhej të flisnin fort në opozitë.
/abcnews.al/