Shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor të ndodhur në Hungari. Mediat vendase bëjnë me dije se një makinë me targa serbe në të cilën ndodheshin emigrantët duke ikur nga policia është përplasur me një shtëpi.
Policia hungareze ka bërë me dije se drejtuesi i makinës ka refuzuar që ti përgjigjet urdhrit të policisë për tu ndaluar në fshatin Morahalom, afër kufirit me Serbinë, dhe u përpoq që t’i shmangte policët duke e rritur shpejtësinë e lëvizjes.
Makina me të cilën po transportoheshin dhjetë emigrantë ishte nisur drejt qytezës Szeged, pastaj u përplas në një shtëpi dhe u rrokullis.
Aksidenti ndodhi afër kufirit të anëtares së BE-së, Hungarisë, me Serbinë, që nuk është pjesë e bllokut. e.su./abcnews.al