Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Ishull Shëngjin, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.



