Sonte në emisionin “Frontal” në T7 është duke u trajtuar tema “Pse Kosova nuk ka një film për luftën”, i ftuar është Nusret Pllana gazetar i luftës dhe Ben Apolloni regjisor.
Regjisori Ben Apolloni tha se nuk është jashtë modës të trajtohet tema e luftës në filma. Ai ka thënë se në Kosovë janë realizuar filma për luftën por, nuk është bërë e mjaftueshëm sa duhet. Por, ka thënë se është e vështirë të realizohen filma të tillë pa përkrahjen e shtetit.
“Nuk ka një film nuk mund të thuhet sepse janë bërë disa, por ka pak filma për luftën, duhet ta trajtojmë sepse viteve të fundit tek ne flitej në mesin e njerëzve që merren me film se është jashtë mode si temë. Bëhen filma për luftën e Trojës për luftën e parë botërore , për luftra të ndryshme gjatë historisë. Lufta është një e madhe e keqë por shpesh herë një e keqe e mirë për krijimtarinë artistike. Ne nuk kemi bë mjaftushëm, kemi vuajtur shumë dhe sikur e lamë në harresë i harruam njerëzit që i kemi humb në luftë, vuajtjet që i kemi përjetuar vetë. Është një temë që duhet ta trajtojmë herë pas here ta kujtojmë. ëe jëtë një mesazh për fqinjët tanë që kështu na keni trajtuar. Nuk është një film i tillë që tregon se çka ka bë Serbia, në Bosnjë është një film shumë i mirë për Srebrenicën, ata kanë bërë disa filma por ne jo”, tha Apolloni në T7.
Ndërsa, gazetari i luftës Nusret Pllana, njëherit autor i 50 dokumentarëve për luftën dhe autor i librave, tha se përkrahja institucionale ka qenë zero.
“Pajtohem që kemi bërë aq pak në raport me tragjedinë e madhe që i ka ndodh këtij populli. Na u kanë vra më shumë se 13 mijë njerëz më shumë se 1 mijë e 392 fëmijë…Në mesin e krejt këtij bagazhi më shumë se 50 filmave dokumentarë për luftën, ne e kemi bë edhe filmin dokumentar për masakrimin e fëmijëve…Përkrahja institucionale ka qenë zero, diaspora më ka ndihmu me realizu filmat, librat”, u shpreh Pllana në T7./Express