Nga David Ignatius, The Washington Post
Rruga e presidentit rus Vladimir Putin drejt pushtimit të Ukrainës është shënuar nga veprime të pamatura. Në këtë lëvizje drejt kundërshtimit të normave ndërkombëtare, Putin është inkurajuar nga ish-presidenti Donald Trump, një bashkudhëtar i pamatur.
Ne nuk kemi nevojë për ndonjë analizë konspirative të marrëdhënieve të Trump me Rusinë për ta vërtetuar diçka të tillë. Na duhet vetëm të shohim faktet. Trump e ka mbështetur Putin në deklaratat publike për gati një dekadë. Për sa i përket Ukrainës, Trump ishte aq i pakujdesshëm për sigurinë e saj, saqë e kushtëzoi ndihmën ushtarake të SHBA-së me favore politike në telefonatën e famshme të vitit 2019 që rezultoi në shkarkimin e tij të parë.
Nëse Putin marshon në Ukrainë, do të jetë një dëm i rëndë për të ardhmen politike të Trump. Megjithatë, ndoshta nuk do të funksionojë kështu. Mbështetësit e Trump duken të gatshëm t’i falin atij çdo gjë, duke përfshirë brohoritjet për diktatorët. Por para se të jetë tepër vonë, ne duhet të shqyrtojmë se si Putin ka thyer heshtjen me miratimin e drejtpërdrejtë të Trump, raporton abcnews.al
Rekordi i komenteve fyese të Trump është jashtëzakonisht i gjatë. Në mars 2014, ai shkroi në Twitter: “Unë besoj se Putin do të vazhdojë të rindërtojë Perandorinë Ruse”. Në gusht 2015, ai tha për Fox News: “Mendoj se do të kisha një marrëdhënie të mirë me atë”. Në prill 2016, ai tha: “Ne do të kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Putin dhe Rusinë”.
Gjithashtu Trump inkurajoi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Edhe pasi komuniteti i inteligjencës amerikane i paraqiti atij informacione të forta për sabotimin e Rusisë në janar 2017, Trump e minimizoi publikisht atë. Në samitin e Helsinkit në 2018, Trump në fakt mbajti anën e Putini për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje – mbi atë të këshilltarëve të tij të inteligjencës. Daniel Coats, atëherë drejtor i inteligjencës kombëtare, e kundërshtoi Trump.
Trump ka bërë punën e destabilizimit të Putinit për të. Rusia historikisht ka ëndërruar të forcojë polarizimin në Shtetet e Bashkuara dhe të dobësojë demokracinë e vendit. Kjo rezultoi të ishte qasja e Trump ndaj qeverisjes – deri në pikën e përpjekjes për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2020.
Tani, ndërsa Putin mendon të pushtojë Ukrainën, ai sheh një Amerikë të dobësuar nga ndarja politike që kufizohet me mosfunksionim. Ai e sheh këtë një moment mundësie. Putin ka testuar kufijtë, jo vetëm nën udhëheqjen e Trump, por me të gjithë presidentët e fundit të SHBA-së. Moska është përpjekur të destabilizojë zgjedhjet në të gjithë Europën.
Kur forcat amerikane hasën në sfida në Afganistan, Irak dhe Siri, Rusia qëndroi mënjanë. Përgjigja e Trump ndaj kundërshtimit të normave të Putin ka qenë shpesh për të normalizuar sjelljen ruse. Kur Bill O’Reilly, atëherë me Fox News, e quajti Putinin një vrasës gjatë një interviste të shkurtit 2017, Trump u përgjigj : “Ka shumë vrasës. … A mendoni se vendi ynë është kaq i pafajshëm?”
Putin e tregoi edhe njëherë pamaturinë e tij gjatë muajit të kaluar, në prag të krizës në Ukrainë. Rusia shkatërroi me raketë një satelit të saj joaktiv në orbitë. Në këtë proces, rusët krijuan një fushë masive mbeturinash me të paktën 1500 objekte të gjurmueshme në orbitën e Tokës – secila prej të cilave mund të shkatërronte një satelit tjetër. Vendet e tjera e kishin paralajmëruar Rusinë kundër një veprimi të tillë shkatërrues, por ata e bënë gjithsesi.
Pse Rusia kreu një provë kaq të rrezikshme, e cila rrezikoi edhe vetë kozmonautët e saj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës? Senatori Angus King (I-Maine) mendon se Putin donte t’i tregonte botës se mund të ishte i pamëshirshëm, raporton abcnews.al
Tani Putin ka kaluar sfidën në kufi me Ukrainën. Biden ka mobilizuar një koalicion për të ndëshkuar Putinin me sanksione të ashpra ekonomike nëse ai kalon kufirin, duke kërkuar gjithashtu një zgjidhje diplomatike. Kjo është një rrugë drejt de-përshkallëzimit.
Mbështetësit e Trump fajësojnë Biden që e bëri Putin të mendojë se Amerika po tërhiqet. Nuk ka asnjë dyshim se bota është e shqetësuar për vendosmërinë e SHBA-së pas tërheqjes kaotike në Afganistan, por për sa i përket krizës në Ukrainë, Biden ka vendosmërinë dhe diplomacinë.
Putin dhe Trump ndajnë të njëjtin libër lojërash. Ata veprojnë si mundës profesionistë me shfaqje të rreme teatrale, por rreziku është shumë real. Sundimi i ligjit është një koncept fisnik, por duhet të zbatohet.
/abcnews.al