Dita e sotme ka rezervuar dy sfida të vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore.
Në orën 13:45 do të luhet ndeshja e parë e kësaj jave që do hapet me sfidën mes Kastriotit dhe Egnatias. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Kamzës.
Një sfidë mbijetese mes rrogozhinasve të Zekirija Ramadanit dhe krutanëve të Ramadan Ndreut që të dyja skuadrat i kanë jetike marrjen e 3 pikëve.
Sfida tjetër interesante është ajo mes Vllaznisë dhe Skëndërbeut, takim i cili do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 16:45.
Vllaznia vjen pas disa javësh me rezultate pozitive dhe ndaj korçarëve kërkon vazhdimësinë e tyre për të mos u shkëputur nga skuadrat e kreut.
Nga ana tjetër edhe skuadra e Migen Memellit vjen pas fitores kundër Egnatias dhe ndaj shkodranëve të Thomas Brdaric do tentojnë të mos dalin pa pikë nga një transfertë e vështirë si ajo e “Loro Boriçit”, me “ujqërit e dëborës” që kërkojnë pikë për t’u larguar nga zona e ftohtë e tabelës së klasifikimit.
Sfidat e ditës së sotme:
13:45/ Kastrioti-Egnatia
16:45/ Vllaznia-Skëndërbeu /f.a/abcnews.al