Edi Paloka ka reaguar pasi kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë ka kërkuar që të mblidhet Këshilli Kombëtar. Ai thotë se Basha s’ka tagër ta bëjë një gjë të tillë, duke iu referuar këtu votimit për “shkarkimin” e tij në Kuvendin e mbledhur nga Sali Berisha.
“Sot Kuvendi i PD, për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegateve të tij dhe mori vendime historike, të rëndësishme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD.
Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morën pjesë një numër jo i vogël prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjesës tjetër të anëtarëve, ti bashkohen PD të rithemeluar sot me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokratëve e të mos bëhen pjesë e lojës së atyre që pëer karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokrateve , për më tepeër , nga sot, pa asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar .
Këshilli Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar është organi më i larte i PD dhe anëtarët e tij duhet të përfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot në Kuvendin për rithemelimin e PD”, tha Paloka. /abcnews.al

