Aleksia Peleshi është tashmë një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Ajo është bërë edhe më shumë e njohur për publikun, pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Mirëpo, së fundmi, duket se Aleksia ka pasur një problem shëndetësor. Ajo është operuar dy ditë më parë dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagram.
Sot, bukuroshja ka postuar një foto me të atin, ministrin Niko Peleshi, i cili ka shkuar ta vizitojë.
Këtë imazh, Aleksia e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe, duke theksuar edhe më shumë dashurinë babë e bijë./abcnews.al