Nano: Testi i drogës nuk ka qëllim terrorizimin e punonjësve të policisë, por rritjen e besueshmërisë

schedule12:01 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 12:01 - 10 Dhjetor, 2021

Drejtori i policisë së Shtetit Gledis Nano në fjalën e tij për mediat është shprehur se qëllimi për testimin e policëve për kultivim të lëndëve narkotike nuk është për të terrorizuar policinë por për të pasur një polici të pastër.

Ndër të tjera ai ka theksuar se të gjithë ato punonjës që kanë rezultuar pozitiv në testin paraprak të drogës, nuk do të pezullohen direkt nga puna pasi do të jenë strukturat e posaçme për të vendosur përfundimisht në lidhje me pozicionimin e tyre.

Dua të informoj dhe nuk dua të ketë asnjë konfirmim pasi policia nuk ka qëllim terrorizimin e forcave të policisë, pasi ato kanë mbështetjen time për kryerjen e punës, por testi i drogës ka procedurat dhe nuk do të merret asnjë vendim pa u bindur plotësisht për punonjësit që rezultojnë pozitiv. Nuk ka përfunduar testi i drogës, dhe qëllimi ynë është që të kemi një polici të pastër dhe më pas kjo gjë do të vijojë në strukturat e mëtejshme të policisë për të marrë dhe vendimet. Ne duam një polici të pastër, për të krijuar një besueshmëri për publikun”, ka thënë Nano./abcnews.al