Trupi i pajetë i një të riu është gjetur në kanalin anës rrugës Fier-Ndërmënas. Sipas policisë lokale, viktima është Arif Xhafa, 20 vjeç. Policia bën të ditur se nisur nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë, dyshohet qe ai të jetë viktimë e një aksidenti automobilistik. Sipas policisë, janë gjetur edhe mbetje nga automjeti që e ka goditur.
Nderkaq është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Policia thotë se po punohet për identifikimin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin vdekjeprurës dhe drejtuesin e tij./abcnews