Dita e sotme ka rezervuar dy sfida interesante të javës së 12-të të kategorisë superiore, të cilat do të luhen në të njëjtin orar, 16:45.
Në Korçë do të duhet një duel mbijetese mes Skëndërbeut dhe Egnatias. Në stolin e rrogozhinasve do të debutojë trajneri Zekirija Ramadani dhe fitorja është e shumëdëshiruar, për ta nisur me këmbë të mbarë eksperiencën në krye të Egnatias, ndërsa korçarët do kërkojnë që të marrin 3 pikë në shtëpinë e tyre.
Nga Korça në Shkodër aty ku do luhet edhe supersfida e ditë së sotme, mes Vllaznisë dhe Partizanit. Stadiumi “Loro Boriçi” do të mirëpresë një takim të luftuar mes dyja skuadrave, të cilat do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive për të bërë mirë detyrat e vendosura.
Demat dhe shkodranët po kalojnë një moment të mirë dhe duan ta shfrytëzojnë në maksimum për të dalë me pikë të plota nga ky takim. Edhe renditja në tabelën e klasifikimit tregon se vetëm 2 pikë i ndajnë skuadrat mes tyre. /f.a/abcnews.al