Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, ka dalë sot nga Spitali Amerikan. Ajo u operua pak ditë më parë dhe hoqi tumorin në tru. Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.
“Po është liruar sot”, ka thënë ajo për mediat nga Kosova, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.
Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.
Kujtojmë që më 29 nëntor, përmes një postimi në rrjetet sociale, Adriana tregoi se i ishte rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar nëntë vite më parë. Matoshi tregoi se para nëntë vitesh e zbuloi tumorin kur ishte shtatzënë./abcnews.al