Lojtari i Chelsea Mateo Kovacic, nuk ka mundur që këtë sezon të kthehet në një titullarë për skuadrën, për shkak të dëmtimeve që e kanë penguar të luajë rregullisht.
Një tërheqje muskulore e ka mbajtur lojtarin e bluve të londrës plot 8 ndeshje larg fushës së lojës, e kur u duk se futbollisti më në fund mund të kthehej nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel, ka marrë përsëri një “goditje”.
Klubi londinez bën me dije se Kovacic është infektuar me Covid-19, dhe 27-vjeçari është vendosur menjëherë në izolim, për të mos rrezikuar edhe pjesën tjetër të lojtarëve.
në këto kushte, Tuchel do vazhdojë ta ketë një mungesë Kovacic, ku në ndeshjen e radhës në Champions League ndaj Zenit, tekniku i bluve duhet të bëjë edhe pa lojtarët, Jorginho dhe Kante. /f.a/abcnews.al