Trump insiston për ndërtimin e murit me Meksikën

schedule22:20 - 26 Janar, 2019

schedule 22:20 - 26 Janar, 2019

Edhe pse u arrit një marrëveshje të premten për dhënien fund të bllokadës qeveritare, presidenti Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përmbushja e premtimit electoral për ndërtimin e një muri me Meksikën.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk është nga ata që dorëzohen lehtë e insiston se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një mur përgjatë kufirit me Meksikën, megjithë dakordësimin politik për t’i dhënë fund bllokadës më të gjatë ndonjëherë të shërbimeve qeveritare amerikane.

Në disa postime në Tuiter të shtunën, presidenti amerikan shkruan se marrëveshja për të rihapur përkohësisht qeverinë, nuk ishte aspak një dorëzim ndaj idesë së murit.

Marrëveshja bipartizane e arritur të premten, vlen vetëm për tre javët e ardhshme.

Në një tjetër Twitter Trump shkruan se vetëm të cmendurit ose njerëszit me një axhendë politike, nuk e duan një mur apo një barrier celiku për të mbrojtur vendin tonë nga krimi, droga dhe trafiku i qënieve njerëzore. Do ndodhë, gjithmonë ndodh! Shkruan Trump optimist për ndërtimin e një pengese kufitare me Meksikën.

Trump aludon se mund të aktivizojë një tjetër bllokadë të shërbimeve qeveritare ose të shpallë emergjencën kombëtare nëse kërkesat e tij nuk pranohen.

Presidenti republican është zotuar të refuzojë cdo buxhet që nuk përfshin 5.7 miliardë dollarët që i duhen për të financuar ngritjen e murit, premtim i fushatës së tij zgjedhore. Por Partia DEmokratike që kontrollon dhomën e përfaqësuesve ka refuzuar prerë./abcnews.al