Kim nga Durrësi: Shqipëria ka histori të pasur, rindërtimi të vijojë

schedule13:37 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 13:37 - 7 Dhjetor, 2021

Nga Durrësi ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për rindërtimin, pas rivendosjes së një pjesë të murit rrethues të Kalasë së Durrësit, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, restaurim për të cilin ka financuar qeveria amerikane. Kim tha se rindërtimi duhet të vijojë ndërsa foli edhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë duke e quajtur të jashtëzakonshme.

“Kur erdha këtu në janar dhe ishte duke ndodhur shumë punë. Puna s’ka mbaruar por ende vazhdon. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm ka histori shumë të pasur, dhe unë kam pasur mundësinë të vizitoj veprat e saj të artit. Këto monumente qëndrojnë si dëshmitarë të historisë së jashtëzakonshme të kulturës së Shqipërisë. Kushdo  që vjen në Shqipëri ka patur mundësinë të shikojë dhe admirojë trashëgiminë tuaj.  Ne jemi krenarë si ambasada që të jemi pjesë e kësaj përpjekjeje rindërtuese. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të ndërtuar apo rindërtuar jemi  të kënqur të mund të jemi në këtë proces hap pas hapi. Jemi të kënaqur të shohim hapin e rradhës. Falenderoj të rinjtë që janë ëktu sepse ata janë shkëlqimi dhe rrezja e diellit”, tha Kim.

Qyteti i Durrësit, epiqendra e tërmetit të 26 nëntorit 2019, pati 8 monumente kulture të dëmtuara dhe 4 prej tyre të klasifikuara si “objekte me risk të lartë”. be.k/abcnews.al