I treti brenda 3 muajve, betohet kancelari i ri i Austrisë

schedule16:48 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 16:48 - 6 Dhjetor, 2021

Pas një skandali korrupsioni që përfshiu Partinë Popullore në pushtet, Austria ka kancelarin e saj të tretë konservator brenda dy muajve. Karl Nehammer u betua si kancelari i ri i Austrisë par presidentit Alexander Van der Bellen të hënën në një ceremoni në Pallatin Hofburg të Vjenës si lideri i tretë i vendit brenda pak kohe.

Ai tani përballet me detyrën e përpjekjes për të çliruar qeverinë e koalicionit nga njolla e trazirave dhe skandaleve politike disamujore dhe për të krijuar kushte të favorshme për heqjen e bllokimit të vendit për koronavirusin.

Nehammer, 49 vjeç, nga Partia Popullore Austriake (ÖVP) konservatore në pushtet, ishte më parë ministër i brendshëm i vendit. g.v/abcnews.al