“Perimetri” quhet operacioni policor prej të cilit ranë në pranga katër persona. Bëhet fjalë për zbardhjen e 13 vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.
Të arrestuarit janë G. I., 25 vjeç, S. K., 27 vjeç, Q. P., 43 vjeç dhe V. L., 19 vjeç.
“Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Mbi ta rëndojnë veprat penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”./abcnews.al