Vangjush Dako: “Jam i gatshëm të ballafaqohem me Lulzim Bashën”

schedule17:56 - 20 Nëntor, 2017

schedule 17:56 - 20 Nëntor, 2017

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një reagim në rrjetet sociale pas deklarateve të kreut të opozitës, shprehet se është i gatshëm të ballafaqohet me Lulzim Bashën në çdo studio apo shesh public.
“E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij- shkruan Dako- është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua.
Reagimin e tij ne rrjetet sociale, Vangjush Dako e mbyll me frazen “Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!