Në emisionin “Byro Politike”, Fatbardh Kadilli, Erli Murati, Albana Vokshi dhe Julian Zyla kanë folur për ekipin e ri të PD-së. Ata kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me drejtuesit e rinj të PD ku së pari do testohen në protestat që pritet të organizohen nga opozita. Më pas ky ekip do të përballet me zgjedhjet vendore.
Kadilli: Kjo protestë ka për qëllim largimin e zotit Rama. Çdo masë dhe presion ndërkombëtarë dhe i brendshëm nuk ka bërë që qeveria të reflektojë. Ai e përdor pushtetin për të ozurpuar vendin. Ne kemi për qëllim kthimin e ligjitimitetit të vendit. Ne nuk dua të zëvëndësojnë pushtetin e zotit Rama me pushtetin e PD apo opozitës së sotme. Ne duam të garantojmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk bëhen nëse procesi i vettingut nuk zbatohet. Ne përpiqemi që të luftojmë deri në fund për objetivin. Përvoja e dy vjetëve ka teguar se Saimir Tahiri i akuzuar për kanabizimin e vendit nuk është më. Ministri pasues që edhe atë e kemi akuzuar nuk është më.
Murati: Ne duhet të presim nisjen e fushatës elektoreale. Ekipi i ri i Bashësh nuk ka për qëllim protestën, por protesta është një mjet që synon pushtetin. Protesta është një mjet politik për të zgjuar ndërgjegjen popullore. Është një protetë shumë e vëshitrë për opozitën. Kjo është një sfidë e dyfishtë për opozitën duke parë humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e kaluara. Ekipi i ri i PD unë mendoj se i bën mirë çdo partie.
Vokshi: Së pari meqë më jepet rasti dua të uroj gjithë ekipin e ri të PD. PD vjen e riorganizuar në çdo qelizë dhe në çdo qytet të saj. Është një ekip që nuk mund të them që është i ri. Por është një ekip ku janë ndërthurur figura të reja dhe të vjetar. Ky ekip nuk do jetë vetëm në krye të protestave por është një ekip që është zgjedhur për 4 vitet që vijnë. Ky është një ekip që do të udhëheqë PD. Testi i parë i këtij ekpi janë pikërisht protestat.
Zyla: Unë po të kisha prova do t’i dorëzoja në institucionet përkatëse. Ju duhet të zgjidhi raportin me të vertetën. Ne ndoqëm me vëmendja PD e re. Lajmi i parë që tha PD e re ishte ai i PD së vjetër. Ata dolën dhe lajmëruan për protesta. Problemi më i rëndësishëm i politikës në shqipëri është se nuk mërren me çështje por merren me figura. Një opozitë e sinqerët punon për të zgjidhur problemet. Njerëzit e kuptojnë kur t’i je i sinqertë dhe ju thua se po punojmë për këtë gjë. Atyre u thuhet se nga fillimi deri në fund do rrëzojmë Ramën. Ata njerëz kuptojnë se nuk po punohet për ta.
Kadilli: Ajo që është e rëndësishme proteta është një nga instrumentat më të rëndësishme që ka opozita. Politika ka mbetur instrumeti i vetëm për qytetarin dhe kur nuk gjen zgjidhje tek mazhoranca vjen tek opozita. Ne kemi bërë shumë protesta. Ne i kemi bërë protesta ku kemi thënë mazhorancës që të “mbajë premtimet”. Opozita është shumë e mirë kur proteston. Protestat tona nuk kanë kërkuar largimin e Ramës, por e kemi kërkuar largimin e tij kur kemi parë që nuk u zhvilluan më zgjedhje të lira dhe të ndershme./abcnews.al