Shirat kanë rikthyer frikën e banorëve në Torovicë të Lezhës, për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga mali.
Një masiv është shkëputur sot pasdite dhe ka rënë poshtë. Fatmirësisht ka dëmtuar vetëm portën hyrëse të një shtëpie, të cilën e ka shkulur nga vendi duke e rrëzuar në tokë.
Nga lartësia e malit ishin 2 shkëmbinj që u rrokullisën duke përfunduar në ara, por fatmirësisht nuk pati lëvizje makinash kur ndodhi incidenti ndërsa shpëtuan për mrekulli edhe banesat.
Rrëshqitja e gurëve ne Torovicë është një fenomen i përvitshëm, por ka munguar ndërhyrja sipas studimeve te kryera nga gjeologët nisur nga aksidenti i ndodhur në rrugën e fshatit Torovicë ku rrëshqitja enjë shkëmbi të madh u mori jetën 3 pjesëtarëve të së njëjtës familje të cilët po ecnin me automjetin e tyre. be.k/bcnews.al