Barcelona do të luajë në Champions League kundër Bayern Munich një ndeshje të rëndësishme, sepse bavarezët janë mundësia e fundit për katalanasit për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion.
Ky takim mes dy skuadrave do të luhet në “Alliaz Arena” më 8 dhjetor në orën 21:00, dhe blaugranave iu duhet patjetër fitorja për të vazhduar më tej, ndërsa nga krahu tjetër Bayern është i qetë sepse e ka siguruar kualifikimin në 1/16-ave.
Edhe pse duhen dy javë për t’u luajtur ndeshja në Champions League, për trajnerin e Barcelonës vëmendja është e gjitha aty.
Xavi Hernandez në një intervistë ka zhbuluar nëse trashëgimtari i numrit 10-të të Lionel Messit, Ansu Fati, do të jetë pjesë e skuadrës për këtë ndeshje apo jo.
“Shenjat janë pozitive. Do të shohim nëse do të rrezikojmë apo jo”, deklaroi trajneri i blaugranave. /f.a/abcnews.al