Varianti i ri, mutacioni i Botsvanës, konfirmohet rasti i parë dhe në Izrael

schedule09:19 - 26 Nëntor, 2021

schedule 09:19 - 26 Nëntor, 2021

Një rast i identifikuar me mutacionin e Botsvanës është konstatuar në Izrael.

Mediat e huaja bëjnë me dije se varianti i ri është zbuluar tek një person i kthyer nga Malavi.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett pritet të takohet së shpejti me zyrtarë të lartë shëndetësorë për të marrë masa në lidhje me përhapjen e këtij varianti.

Ndërkohë një ditë më parë ai ka urdhëruar blerjen e testeve PCR që mund të zbulojnë variantin e ri të koronavirusit ./abcnews.al