Shpërthim në një minierë, të paktën 11 viktima e 40 të lënduar në Rusi

schedule17:17 - 25 Nëntor, 2021

schedule 17:17 - 25 Nëntor, 2021

Një shpërthim që ndodhi në një minierë në Rusinë lindore i ka marrë jetën të paktën 11 minatorëve. Si pasojë e shpërthimit 40 minatorë të tjerë mbetën të lënduar ndërsa dhjetëra të tjerë mbeten ende të bllokuar nën tokë.

Shpërthimi ndodhi në rreth 250 metra poshtë sipërfaqes në minierën Listvyazhnaya në Siberi mëngjesin e së enjtes.

Sipas raportimeve shpërthimi erdhi pasi pluhuri i qymyrit në kanalet e ventilimit mori flakë. Mes 11 viktimave ishte edhe një 23-vjeçar ndërsa 43 të tjerë kanë probleme shëndetësore nga thithja e tymit. Dy prej tyre janë në gjendje kritike. Ndërsa shifrat e sakta nuk dihen ende, guvernatori rajonal Sergei Tsivilev tha se të paktën 48 persona mungojnë ndërsa dyshohet se numri i të humburve mund të shkojë deri në 75.

“43 persona ndodhen në spital me dëmtime, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë,” tha Tsivilev. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!